Përfundimisht edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës bëhen pjesë aktive e diplomacisë shqiptare.

Një falënderim me mirënjohje të veçantë për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Si pjesë e ndërmarrjes strategjike e programatike për të forcuar rrolin e Luginës së Preshevës në diplomaci është emëruar Valon Gashi si këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër.

Me detyrë të veçantë për përkujdesjen e diasporës së Luginës të Preshevës, mundësi më afër vendlindjes dhe mekanizëm për të trajtuar sfidat me të cilat ballafaqohen.

Shumë shpejt edhe emërime të tjera nga Lugina.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme