Këshillitari i Kuvendit Kumunal i Komunës së Preshevës Shkëmbim Veliu i cili vie nga rradhat e PVD-ës ka kritikuar ashpër kolegun e tijë Altin Boriçi i cili është këshilltarë nga rradhat e APN-ës parti e cila është në pushtet,reagimi i z.Veliu vjen lidhure me katrahurën e krijuar nga mbetirinat në komunë e Preshevës.

Ky është reagimi i plotë i z.Veliu

Në heshtjen 🤐 e pushtetit lokal në katrahurën e krijuar në Preshevë me mbeturinat, kolegu im Altini paska zgjedh të thyej këtë heshtje 🗣

Altinit në postimin në Facebook lidhur me këtë situatë iu paska kujtuar se si kur ishte 20 vjeçar ka trokitur🚪 në dyert e Moravicës për të shlyer borxhin.

Mirë shumë. Por, i dashur koleg Altin – a nuk je ti dhe subjekti yt që keni folur për periudhën kur ti ishe 20 vjeçar se si nuk kanë ditur të menaxhojnë me N.P. Moravica?

Apo tash më nuk ka fushata. Por, ne nuk i kemi harruar 😉

Duke folur për borxhet, paske bërë thirrje qytetarëve që t’i kryejnë obligimet ndaj Moravicës sepse “obligimi është sa një paqetë e gjys cigare në muaj ose për jo duhanpirësit gjashtë kafe në muaj” 🤔

Unë jam edhe duhanpirës 🚬 edhe konsumues i kafes ☕️

Nuk e di me çfarë cigare dhe në cilat qendra të Europës, por mua nuk më del llogaria me çmimet e Preshevës 😊

Apo ndoshta ka kohë që nuk ke trokitur në dyert e N.P. “Moravica”.

Dhe për fund, i dashur koleg Altin, paske shpërndarë fotografitë me borxhe të rrugëve dhe bashkësive lokale 📃

A nuk ishe ti dhe subjekti yt që mburreshit se me udhëheqjen tuaj është rritur inkasimi?

Ju keni harruar, por ne JO.

P.S. I dashur koleg Altin,

Në periudhën e fundit ka pasur shumë ngjarje politike. Njëra ndër to, “seanca” e së dielës në 08:00 të mëngjesit, me ty në rreshtin e parë të Kuvendit.

Heshte atëherë, e si duket zgjodhe gabimisht kohën dhe ngjarjen për të ngritur zërin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme