Këshilltarja e Kryeministeit Kurti znj.Ardita Sinani ka bër një reagim në rrjetin social lidhurë me pagën mesatare në Serbi e cila rezultonë të jetë më e ulta në komunat ku janë të banuara me shqiptarë.

Ky është reagimi i plitë i znj.Sinani

𝑲𝒐𝒎𝒖𝒏𝒂𝒕 𝒆 𝒃𝒂𝒏𝒖𝒂𝒓𝒂 𝒎𝒆 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆̈ 𝒎𝒃𝒆𝒕𝒆𝒏 𝒎𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒕𝒚𝒑𝒖𝒓𝒂𝒕 𝒆𝒌𝒐𝒏𝒐𝒎𝒊𝒌𝒊𝒔𝒉𝒕

Komunat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës vazhdojnë të mbeten me pagën më të ultë në rajon. Komuna e Preshevës edhe këtë vit është komuna me pagën më të ultë, me 56.689 dinarë apo rreth 480 Euro.

Në Komunën e Bujanocit paga mesatare është 59.811 dinarë, kurse në Komunën e Medvegjës 72.127 dinarë.

Nga këto të dhëna të paraqitura nga Enti i Statistikave lidhur me pagën mesatare në Serbi, shihet qartë diskriminimi dhe shkelja drastike, ku dallimi edhe mes komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është sipas përbërjes etnike brenda këtyre 3 komunave.

Me pak fjalë, sipas këtyre të dhënave zyrtare, del që sa më i madh është numri i banorëve shqiptarë, aq më e vogël është paga mesatare.

Në anën tjetër, në nivel shtetëror paga mesatare në Serbi është 86.220 dinarë apo rreth 740 Euro.

Vlen të përmendet që ky diskriminim është për dekada me rradhë që bëhet ndaj komunave të banuara me shqiptar.

Por kjo statistikë paraqet vetëm mosndryshimin e qeverive serbe ndër vite sa i përket trajtimit të pakicave, e në veçanti të pakicës shqiptare.

Këto të dhëna të Entit të Statistikave shpërfaqin se shtypja socio-ekonomike në Luginë të Preshevës shtrihet në dy dimensione:

– Njëri në diskriminimin në punësim, ku shkalla e papunësisë në këto tri komuna është më e larta në Serbi,

– Tjetri në pagat për ata pak qytetarë të punësuar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme