Kosova ka dështuar për t’u anëtarësuar në INTERPOL, në të dyja raundet e votimit.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL’it, nuk votuan pro Kosovës për t’u anëtarësuar.

E deklaratë zyrtare, tani lëshon edhe vetë INTERPOL’i në rrjetin social Twitter, për mos pranimin e Kosovës.

“Aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës është refuzuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL’it”, shkruan faqja zyrtare e tyre.

E Qeveria e Kosovës ka fajësuar Serbinë për mos anëtarësimin e Kosovës.

Sipas Qeverisë, fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe një herë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme