Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me shefin e Zyrës së BE-së në Serbi, Sem Fabrizi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me shefin e Zyrës së BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, raportojnë mediat serbe.

Takimi i tyre është planifikuar të zhvillohet në ora 12 ka bërë të ditur zyra për informim e presidentit të Serbisë.

Temat kryesore të diskutimit mes Vuçiqit dhe Fabrizit pritet të jenë rrugëtimi evropian i Serbisë dhe mundësia e vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme