Kryetari i Komunës së Buajnocit Nagip Arifi i shoqëruar nga zëvendësi i tij Shqiprim Musliu kanë zhvilluar takime të ndara me zv.kryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Artan Grubin dhe ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme z.Bujar Osmanin.

Gjatë takimit u shpalosën problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e komunës së Bujanocit, si dhe mundësia për një bashkëpunim mes Qeverisë së Maqedonisë Veriore dhe komunës së Bujanocit.

Nga ana e nikoqirëve është premtuar për ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjellta dhe mundësia për të përkrahur institucionalisht qytetarët e komunës së Bujanocit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme