Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se Ballkani Perëndimor është dhe do të jetë pjesë integrale e Evropës, përkatësisht Bashkimit Evropian. Këto komente, ai i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministrin bullgar Boyko Borissov në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Sofje.

“Unë nuk shoh ndonjë të ardhme tjetër për Ballkanin Perëndimor sesa BE. Nuk ka alternativë, asnjë plan B. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe ata i përkasin komunitetit tonë” ka thënë Tusk.

“Ne kemi folur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç kam thënë edhe gjatë vizitës sime në Ballkan, Bashkimi Evropian është dhe do të jetë edhe në të ardhmen partneri më i madh i të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Tusk.

“Unë nuk shoh ndonjë të ardhme tjetër të Ballkanit Perëndimor përveç se në Bashkimin Evropian, nuk ka alternativë tjetër. Nuk ka ndonjë plan B. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe ata i përkasin komunitetit tonë”, theksoi ai.

Ndryshe, përmes një deklarate të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar në Samitin e Sofjes përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen evropiane të rajonit.

Pas strategjisë së zgjerimit të BE-së për Ballkanin të publikuar sivjet, deklarata e Sofjes ka nxjerrë si përfundim edhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e stabilitetit në rajon, si parakusht për integrimin e kësaj pjese të Evropës në kuadër të Bashkimit Evropian

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme