Botë Hamasi lëshon raketa ndaj Izraelit, Forcat Ajrore i përgjigjen duke i bombarduar televizionin Nga Wikiliks U postua 13/11/2018 1 Min e Lexuar 0 0 43 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një autobus izraelit u godit nga një raketë e lëshuar nga Gaza. Nga zjarri që përfshiu autobusin vetëm një person ka mbetur i lënduar. Për shkak të incidentit, në Izrael është ngritur alarmi në pjesën jugore të vendit. Autoritetet e vendit u shprehen se një sulm i tillë nga Gaza nuk ishte parë kurrë në pjesën jugore të Izraelit. Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite ka bombarduar studiot e stacionit televiziv Al-Aksa të drejtuar nga Hamasi. Programacioni i tij përfshin lajme që promovojnë Hamasin si dhe programe për fëmijët dhe argëtimin e tyre nga ana fetare. Nga ana e saj, Forca Ajrore Izraelite (IAF) u kundërpërgjigj duke goditur mbi 70 objektiva në Rripin e Gazës, duke lënë kështu të paktën dy të vrarë dhe një të plagosur. Like 0
PD me udhëheqës të ri në Preshevë emërohet Limon Shaqiri Partia Demokratike e Nagip Arifit, nëpërmjet një komunikate për opinion, ka njoftuar se Limon …