Një 22 vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në fshatin Banje të Istogut.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:45 policia është njoftuar se në fshatin Banjë të Istogut është gjetur një person pa shenja jete. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe mjeku, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull rreth 22 vjeçar”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se hetuesit rajonal dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i kryer hetimet.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme