Faqja Kryesore Teknologji Përveç Bitcoinit prezantimi i Libras ka zhvlerësuar edhe kriptovalutat e tjera

Përveç Bitcoinit prezantimi i Libras ka zhvlerësuar edhe kriptovalutat e tjera

2 Min e Lexuar
0
0
33

Nuk ka qenë vetë Bitcoin si kriptovaluta e vetme e cila ka vuajtur nga kritikat nëpër të cilat po kalon plani i Facebook për lëshimin në përdorim të Libras, por edhe kriptovalutat e tjera më të vogla për nga vlera e tregut.

Vlera e Bitcoinit ra me 30 për qind në 18 muaj pas shqetësimeve të ngritura nga politikanë dhe autoritete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë ndaj planit të rrjetit social.

Ethereum ka humbur thuajse gjysmën e vlerës, Ripple dhe Litecoin ranë me 40 për qind, ndërsa Bitcoin Cash 42 për qind.

Ditë më parë, ministrat e Financave të G7-së hodhën dyshime mbi planin e Facebookut.

Guvernatori i Bankës Japoneze, Haruhiko Kuroda, tha se një “task force” e G7-së duhet të ngritët për të hetuar kriptovalutat si Libra.

Në SHBA, senatorët kritikuar projektin, pasi Facebook zbuloi projektin Libra, Bitcoin u rrit me 55 për qind në vetëm nëntë ditë.

Investitorët e panë lëvizjen e Facebook si një hap i parë drejt adoptimit masiv të kriptovalutave.

Po ashtu, Gjatë kësaj periudhe edhe katër kriptomonedhat e tjera u rritën me 10 për qind deri në 33 për qind.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Teknologji