Pushteti lokal në Preshevë shkon drejtë prishjes, e edhe kësaj radhe, shkaktar dhe akter kryesor i prishjes është kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu.

Pas informacioneve të pakonfirmuara për një sms të dërguar drejt partnerëve të koalicionit, sot edhe zyrtarisht Sami Salihu fton seancë për ditën e Hënë me një pikë të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e kryetarës së komunës së Preshevës.

Ky është koalicioni i katërt me radhë që prishet nga Sami Salihu, se a do të bashkohet dhe të emërojë Shqiprim Arifin kryetar komune, të cilin vet e shkarkoi në vitin 2021, mbetet të shihet pas seancës së shkarkimit të kryetarës së Komunës.

Krizë pas krize institucionale në Preshevë, dobësim i plotë i qëndrueshmërisë politike siç duket tanimë është kthyer në modë.
Ditën e Hënë gjatë seancës qytetarët do të ndëgjojnë arsyet e shkarkimit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme