Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, mirëpret vendimet që kanë të bëjnë në raport me reciprocitetin

Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Republikën e Kosovës, si masat e reciprocitetit lidhur me përdorimin e targave të përkohshme të shtetasve të Republikës së Serbisë.

Procesi i fuqizimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës është në interes edhe të Luginës së Preshevës. Si i tillë, besojmë se edhe procesi i masave të reciprocitetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të shoqërohet ditëve në vijim me vendime në interes të Luginës e Preshevës. Në rastin konkret me vendime që do ta lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe të Luginës së Preshevës në Republikën e Kosovës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme