Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me Organizatën QARG, nesër për herë të parë, organizon shënimin e Ditës së Komunës.

9 Maji, njëkohësisht, është edhe Dita e Evropës, prandaj edhe aktivitetet e parpara për ditën e neserme janë të shumëllojshme.

Tanimë, për “9 maj – Ditën e Komunës së Bujanocit”, janë vendosur disa urime në sheshin e qytetit të Bujanocit, nga ku Komuna e Bujanocit në dy gjuhë uron qytetarët e saj

Dita e nesermë do të filloj me Seancën solemne të Kuvendit komunal të Bujanocit nga ora 9:00 dhe do të përfundoj me aktivitete të ndryshme në Sheshin e qytetit nga ora 15:00.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme