Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani është mirëpritur në takim në Beograd nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Serbi, z.Hami Aksoy. Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, znj.Sinani ka faliminderuar Shkëlqesinë e Tij, për përkrahjen dhe kontributin e Republikës së Turqisë, si një nga investuesit më të rëndësishëm në vend dhe në rajon. Znj.Sininani ka bashkëbiseduar me Ambasadorin për dinamizimin e bashkëpunimit; sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe kulturës. Së shpejti, së bashku me Ambasadorin z.Hami Aksoy, komunën e Preshevës do ta vizitojë një delegacion i biznismenëve nga Republika e Turqisë. Ishte kënaqësi që në takim të shoqërohesha nga z.Nexhmedin Ademi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë,ka shkruar znj.Ardita Sinani Like 0
Sot protestohet për lirimin e Tomor Morinës Sot në Gjakovë do të protestohet për lirimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të …