Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipëris z.Gent Cakaj ka takuar deputetin Shaip Kamberi.

Këtë e ka bër të ditur vet z.Cakaj përmes një postimi në rrjetin social ku mes tjerash ka shkruar shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Ky është shkrimi i plotë i z.Cakaj:

Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi 🇦🇱!

Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.

Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës ❤…

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme