Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Prishtinës, njëherësh kreu i PSD-së, Shpënd Ahmeti është befasuar me vendimin e fundit të Vetëvendojses për tu bashkuar me PDK-në dhe LDK-në në Komunën e Prishtinës. Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka shkruar rreth shkarkimit të Qëndrim Sahitin, aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore. Vendimi erdhi pas rezultat it të kërkesës nga asamblisti i “Vetëvendosjes”, Egzon Azemi, e që ka marrë mbështetje edhe nga LDK-ja dhe PDK-ja, transmeton Indeksonline Postim i Ahmetit: Nuk kam menduar asnjëherë që VV do të bëhet bashkë me LDK e PDK në Prishtinë për të shkarkuar një aksionarë dhe pastaj në mënyrë jubilante të fotografohen me ata që deri dje thonin se e shkatërruan qytetin. Përkundër dallimeve, për neve është e qartë kush ka bërë dëm në qytet e kush e ka luftuar krimin. Po ashtu është e qartë se kush duhet të bart përgjegjësi për keqqeverisjen në shtetin tonë. Ne vazhdojmë në betejen për të miren e qytetit dhe nuk kemi inate. Smira e inati nganjëherë verbërojnë por mbetet në ndërgjegjen e atyre që lidhen edhe me të keqin për të dëmtuar mirëqenien. Programi jonë 100 pikës do të zbatohet deri në shkronjen e fundit! Like 0
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE Alexandar Lukashevich pretendon se autoritetet e Kosovës “po e ashpërsojnë krizën e Kosovës” Misioni vëzhgues (OSB) shumë qartë “tregon se Kosova gjithnjë e më tepër po bëhet …