Faqja Kryesore ShowBiz Tayna paralajmëron këngë me të riun nga Drenasi: A bon me fol

Tayna paralajmëron këngë me të riun nga Drenasi: A bon me fol

2 Min e Lexuar
0
0
76

Repartistja Tayna në mëngjesin e sotëm ka postuar një fotografi në Instagram, ku ka paralajmëruar projektin e saj të radhës.

Në fotografinë që ajo ka postuar, Tayna shihet në studion e saj muzikore së bashku me djalin nga Drenica që u bë hit me videon “A bon me fol”

Potimi i plotë i Tayna:

“Une takova Besim Hajren,njerin prej djemve te videos „A bon me fol“. Besimi ishte njeri nder njerezit me te sjellshem dhe te dashur qe kam takuar.

Ai m‘tregoi per talljet qe ju kishin ndodhur sic i dim te gjithe dhe historia nuk ishte aspak e kendshme.Me vjen shume keq per ato qe degjova dhe besoj qe edhe juve.Per te bere nje ndryshim,une vendosa te perdor fjalen e lartpermendur ne kenge dhe ta shendrrojme ate ne dicka te kendshme qe kjo histori te merr nje kahje tjeter.Besimi tha se ishte i pajtimit,poashtu edhe per Ilirin tha se pranonte.Kenga vjen se shpejti dhe eshte me ndryshe se ajo qe ju vec e keni degjuar”

Kështu Tayna ka bërë të ditur se ajo do të sjellë projektin e saj me titullin “A bon me fol”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz