Faqja Kryesore Teknologji Themeluesit e Instagram japin dorëheqje, mospërputhje me Zuckerberg

Themeluesit e Instagram japin dorëheqje, mospërputhje me Zuckerberg

1 Min e Lexuar
0
0
55

Bashkëthemeluesit e aplikacionit të fotografive, Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, kanë dorëzuar dorëheqjet tek drejtori ekzekutiv në Facebook, Mark Zuckerberg.

Themeluesit e Instagram po largohen nga Facebook pas rritjes së tensioneve me shefin ekzekutiv Mark Zuckerberg mbi drejtimin e produktit, thanë personat e njohur me këtë çështje.

Kevin Systrom dhe Mike Krieger, të cilët kanë qenë në kompani që nga marrja e Instagram nga Facebook në 2012, ishin të frustruar me një rritje të pazakontë në përfshirjen e përditshme të Zuckerberg, i cili tani është më i varur nga Instagram për rritjen e ardhshme të Facebook.

New York Times njoftoi daljen e Systrom dhe Krieger.

Dyshja ndërtoi Instagram dhe e shitën atë në Facebook për 1 miliardë dollarë gjashtë vjet më parë.

Instagram, që tani ka më shumë se një miliard përdorues, është një nxitës kryesor i të ardhurave për Facebook. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Teknologji